Lajme

Gjykata ia vazhdon paraburgimin të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të miturve, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në gusht të këtij viti në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 22 nëntor 2022  ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Shtetit për vazhdimin e paraburgimit ndaj tre të miturve.

Me të njëjtën datë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka marr aktvendim që tre të miturve të ju vazhdohet paraburgimi edhe për nga 60 ditë, për secilin”, tha Gashi.

Ndërsa, shtoi se dy të rriturit E.R., dhe SH.K., ndodhen nën masësn e paraburgimit deri më 28 nëntor.

“Ndërsa të pandehurit  E.R dhe Sh.K gjenden nën masën e paraburgimit deri me datë 28.11.2022, të vazhduar sipas aktvendimit të fundit nga gjykata dhe deri më tani gjykata nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e masës së paraburgimit”, tha Gashi.

Ndryshe, lidhur me dy rastet e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtnë, deri tani janë arrestuar 13 persona, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

E.R, Sh.K, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës në gusht të këtij viti.

Kurse, tetë të pandehurit e tjerë, dyshohen se kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën në qershor të këtij viti.

/Shqip.com