Lajme Botë

Gjykata gjermane dënon spiunin britanik

Një gjykatë gjermane ka vendosur që një oficer policie i fshehtë britanik, i cili spiunoi aktivistët e mjedisit, të dënohet për shkak se operoi në mënyrë të paligjshme në shtetin gjerman.

Sipas The Guardian, vendimi përfundon një çështje ligjore të gjatë që u iniciua nga një prej aktivistëve që u spiunua nga Mark Kennedy, oficeri i fshehtë.

Një gjykatës në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern tha të hënën se vendosja e Kenedit atje kishte qenë “objektivisht e paligjshme” sepse nuk i ishte dhënë miratimi i nevojshëm nga gjyqtarët.

Vendimi fokuson vëmendjen në mënyrën se si policia evropiane ka bashkëpunuar për të infiltruar grupet politike si pjesë e një operacioni të gjerë vëzhgimi.

Kennedy, një anëtar i një njësie të fshehtë të policisë britanike, kaloi shtatë vjet duke spiunuar aktivistët mjedisorë dhe të majtë derisa u demaskua në vitin 2010.

Gjatë vendosjes së tij ai udhëtoi jashtë Britanisë dhe spiunoi aktivistët në të paktën 14 vende. Pas demaskimit të tij, policia gjermane u detyrua të pranonte se Kennedy kishte punuar për tre shtete gjermane gjatë të paktën pesë vizitave në vend midis 2004 dhe 2009.

Në Gjermani, ai infiltroi ​​grupe aktivistësh mjedisorë, anarkistësh, antifashistësh dhe aktivistësh që po protestonin kundër samiteve të G8-ës, duke përfshirë G8-ën e vitit 2007 në Gjermaninë veriore./SHQIP.com

/Shqip.com