Lajme

Gjykata e Lartë urdhëron SPAK të hetojë 21 Janarin

Gjykata e Lartë vendos që dosja e ‘21 janarit’ të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Gjykata e Lartë i kërkon SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit.

Në gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e familjes Nika që dosja e vrasjes së 21 janarit të hetohet nga SPAK.Debati mes gjyqtarit të gjykatës së Lartë Binaj dhe përfaqësuesit të SPAK, Alfred Shehu.

Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?

Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.

Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit).

Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni? Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnjë problem të hetojnë disa prokurori njëherësh.

Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?”

Pas kësaj trupi gjykues u tërhoq për vendim.

/Shqip.com