Lajme

Gjykata e Apelit ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion

Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Deli Halili dhe Ismajl Ismajli, të cilët dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në vendimin e Apelit, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet të pandehurve Halili dhe Ismajli u ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta masë iu zëvendësohet me atë të arrestit shtëpiak.

Vendimi është marrë më 3 maj të këtij viti nga koligji i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Beqir Kalludra, Xhevdet Abazi dhe Adullah Ahmeti.

“Me pranimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve: Deli Halili avokat, Berat Tmava dhe Ismajl Ismajli avokat Driton Muharremi, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda…ashtu që të pandehurve u ndërpritet masa e paraburgimit nga data 03.050.2024 dhe e njëjta masë iu zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, e cila sipas këtij aktvendimi do të iu zgjas deri më datë 29.05.2024”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 5 prill 2024 ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj dy të dyshuarve

Çështja penale ndaj dy të dyshuarve është deleguar në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren pasi që dy të dyshuarit janë punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila është shpallur jokompetente për të vijuar me rastin.

Halil dhe Ismajli ishin ndaluar nga Policia e Kosovës me 29 janar 2024 nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

/Shqip.com