Rozë

Gjykata e Apelit merr masa për Encën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje për këngëtaren Ruenca Haxhia, e njohur ndryshe si Enca.

Enca u arrestua disa javë më parë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e saj në Lundër, ku iu gjetën bimë kanabis të mbjella në disa vazo në ballkon.

Këngëtarja deklaroi se i kishte për përdorim vetjak, duke kërkuar që masa e dënimit të ishte më e lehtë.

Reagimet e saj nuk kanë munguar as në rrjetet sociale ku ka pastuar foto herë pas here.

/Shqip.com