Lajme

Gjuriq: Policët u arrestuan 1.8 km brenda Serbisë

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka dhënë versionin e tij për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Sipas Gjuriqit, policët gjendeshin 1.8 km brenda territorit serb, në fshatin Gnjilicë të Komunës së Rashkës.

“Sot në orët e hershme të pasdites, sipas kohës lokale, tre persona të uniformuar, të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës, të armatosur me pushkë AK-47, armë dhe thika, janë arrestuar nga policia serbe në afërsi të fshatit Gnjilicë, komuna e Rashkës, Serbisë qendrore, 1.8 km nga vija administrative. Menjëherë pas kësaj, qeveria e Kosovës gënjen për vendndodhjen e arrestimit të tyre, duke lënë të kuptohet se ata janë kapur në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

/Shqip.com