Lajme Ballkan

Gjuriq falënderon Biden për mbështetjen në procesin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka përshëndetur mesazhin e presidentit amerikan, Joe Biden për mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës për rëndësinë dhe vlerën e mesazhit inkurajues të Presidentit Biden për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Gjuriq në Twitter.

“Mbështetja e fortë e SHBA për të ardhmen evropiane të rajonit tonë është kyçe dhe më se e mirëpritur”.

Joe Biden, presidenti amerikan

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka shprehur mbështetje të fuqishme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka biseduar përmes telefonit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi deklaroi se Biden shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe:
Çka është projekti i gazit? Çka s’pranoi Qeveria? Çka do t’i sillte Kosovës?

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin SHBA-BE, pandeminë e COVID-19 si dhe kanë adresuar çështjen e marrjes së hapave për të adresuar krizën klimatike.

Mbështetja e Biden vjen një ditë para se liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajnë samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni. /Shqip.com