Lajme

Gjukanoviq uron Kosovën lidhur me aplikimin për anëtarësim në BE

Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka uruar Kosovën lidhur me aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Krahas kësaj, Gjukanoviq ka uruar edhe Bosnjën e Hercegovinën për marrjen e statusit kandidat.

“Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë Urime BeH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Gjukanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe zyrtarisht i ka dorëzuar Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në Pragë, Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Pas dorëzimit të aplikimit, kryeministri Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova është në rrugën evropiane.

“Sot është një ditë e madhe për Kosovën, presim që të ketë mirëkuptim edhe nga këshilli dhe komisioni evropian që ne të bashkohemi familjes evropiane”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se Letra që kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me zell për të arritur në këtë ditë.

/Shqip.com