Lajme

Gjuatje me armë zjarri në ahengë familjarë, sekuestrohet një armë dhe një pistoletë me gaz

Policia e Kosovës, më saktësisht stacioni policor në Prizren ka pranuar një informatë se në fshatin Korishtë në një ahengë familjarë ka gjuajte me armë zjarri.

Me të marrë informatën, njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes, ku është arritur që të identifikohet personi që ka gjuajtur me armë zjarri.

“Nga policia është identifikuar personi që ka shtënë në ajër  si dhe është gjet një armë , pistoletë me gazë. I dyshuari ka pranuar veprën dhe kundër tij është filluar procedura penale për veprat   “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se arma është sekuestruar  dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend,  shkakton rrezik për qytetarët , andaj Policia e Kosovës  është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së./Shqip.com