Lajme

Gjuatje me armë në një aheng, konfiskohen 15 fishekë

Në një ahengë familjar në Kamenicë gjatë mbrëmjes së djeshme është gjuajtur me armë.

Sipas raportit policor të 24 orëve të fundit, është bërë e ditur se janë konfiskuar edhe 15 fishekë.

“I dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhojat, pistoleta dhe dy karikator me nga 15 fishekë”thuhet në raportin policor.

Po ashtu është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com