Lajme

Gjuan me armë zjarri në drejtim të një personi, vetëdorëzohet në Polici

Policia e Kosovës, saktësisht stacioni Policor Prizren VERI është informuar se në fshatin Korishë, Prizren,  një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime.

Me të marrë informatën, patrullat policore dhe hetuesit e  Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vend ngjarje.

“Nga informata e para policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë (25 vjeçar) pas një incidenti të çastit  ,ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas sulmit, i dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin policor e po ashtu e ka dorëzuar edhe armën me të cilën ka shtënë në drejtim të viktimës.

Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet  në mbajtje  për 48 orë./Shqip.com