Lajme

Gjuajtjet me armë në dasma, Policia paralajmëron se do të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar

Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Që nga data 1 gusht e deri më sot, Policia e Rajonit të Prishtinës ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej të cilave 10 dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare.

Policia njofton se do të kontrolloj kolonat e dasmorëve në rastet kur dyshohet se posedojnë armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla” – është thënë në njoftimin e PK-së.

Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident./Shqip.com

Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës
Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës
Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës
Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës