Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Gjatë mbrëmjes së sotme në Gjakovë raportohet se ka pasur të shtëna me armë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar nga Policia e rajonit të Gjakovës.

“Rreth orës 20:15 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Stacioni policor në Gjakovë iu ka përgjigj rastit ku ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një armë pistoletë”

Më tutje është bërë e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

/Shqip.com