Sport Ndërkombëtar

Gjuajtja nga 11 metra, dobësia e tij?

Messi shperdoron rastin per te shenuar nga pika e bardhe

Fansat e Paris Saint-Germain u shtanguan në minutën e 60-të kundër Real Madrid.

Pas hyrjes në 16-metërsh, Kylian Mbappe u pengua në mënyrë të palejueshme nga Daniej Carvajal dhe gjyqtari tregoi me gisht drejt pikës së bardhë.

Pas një orë të frustrimit, u duk sikur francezët më në fund kishin gjetur depërtimin. Dhe Messi do ta siguronte atë me prekjen e fundit të topit.

Sigurisht, siç e dimë të gjithë, ajo nuk ndodhi. Messi në të vërtetë goditi por para Thibaut Courtois, argjentinasi nuk ia arriti ta tundë rrjetën.

Megjithatë, vëzhguesit sy-shqiponjë do ta dinin tashmë se kjo nuk është saktësisht një ndodhi e rrallë për të.

Sa është i saktë Messi nga pika e bardhë?

Edhe pse Messi padyshim ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në histori dhe njëri nga golashënuesit më të mirë, sulmuesi argjentinas shihet të ketë një dobësi kur vjen te goditja nga pika e bardhë.

Vërtetë, huqja e sotme e penalltisë kundër Real Madridit ishte e 30-ta në karrierën e tij, dhe kur e krahasojmë atë me sa ka shënuar sigurisht e bën më interesante statistikën.

Gjatë karrierës së tij te Barcelona dhe tash te PSG, ai ka shënuar 84 gola në 80 takime, që janë vërtetuar të jenë golat e fitores në 25 raste.

Kështu, ajo tash nënkupton se Messi ka një shkallë të saktësisë në klube nga pika e bardhë prej 76.3%.

Në matjet moderne, golat e pritura nga pika e bardhë janë në një shkallë prej 0.75/1, që nënkupton një lojtar duhet të pritet të shënojë nga ajo pikë e fushës 75% të kohës.

Që, me sa duket, nënkupton se Messi jo vetëm që është nën mesatare në krahasim me aftësitë e tjera të tij për futjen e topit në rrjetë, por është po ashtu vetëm pak më e lartë se shkalla mesatare e saktësisë nga pika e bardhë.

Përgjithësisht nga 132 gjuajtje nga 11 metra, ai ka shënuar 102 gola apo ka qenë 77.2% i saktë.

Në Ligën e Kampionëve ai ka shwnuar 18 nga 23, dhe me huqjen e sotme është bashkuar në një rekord të zi me Thiery Henryt për më së shumti penallti të parealizuara me nga gjithsej 5.