Lajme

Gjoshi-Kutit: Rezistenca e jote kundër Komisionit është tregues i qartë se ti po i ik përgjegjësisë

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i është drejtuar Kryeministrit, Albin Kurti, duke i thënë se injorimi i rastit ku është përfshirë ambasadori, Martin Berishaj është e kot.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti së shpejti do të dalë para deputetëve të Komisionit Parlamentar Hetimor dhe të përgjigjet për gjeth çka.

“Nuk mund ta ndalosh të drejtën e opozitës duke përdorur një deputete që ti dikur e ke shpallur fajtore, por që sot e ke bërë shefe të deputetëve të Vetëvendosjes. Rezistenca e jote kundër Komisionit është tregues i qartë se ti po i ik përgjegjësisë”, ka shkruar Gjoshi.

Sekretari i PDK-së i është drejtuar Kurtit se ti do iu tregosh deputetëve dhe Kosovës se çka ke përfitu nga rritja e rrymës edhe çka kanë përfitu njerëzit e Kurtit, pasi sipas Gjoshit kanë bërë biznese me rrymë./Shqip.com