Lajme

Gjoshi i PDK-së: Kurti po refuzon ta zbatojë vendimin për energjinë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se Kryeministri, Albin Kurti ka dal kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Gjoshi përmes një postimi një Facebook, ka shkruar se Kurti nuk po pyet për sistem të drejtësisë.

“Por, merreni me mend, Albin Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. Ai nuk po pyet për sistem të drejtësisë. Albin Kurti po don, edhe përkundër vendimit të gjykatave, t’ua faturojë rrymën me çmimin më të lartë mbi 100%”, ka shkruar Gjoshi.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo është e rrezikshme dhe zhbërje e sistemit të drejtësisë, dhe pas kësaj Gjoshi i është drejtuar Presidentës, Vjosa Osmani duke i thënë se pse nuk po reagon.

Presidente, ti që kujdesesh për unitetin, ku je? Pse nuk po reagon?/Shqip.com