Rozë

Gjobitet Megi Pojani, polici bën gabimin trashanik

Megi Pojani është një nga personazhet më të komentuara në media.

Kjo ka bërë që ajo të jetë edhe shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar gjëra nga përditshmëria e saj.

Megi sot gjatë ditës ka treguar që është gjobitur nga policia e Shqipërisë për një shkelje në trafik që ka bërë.

Ajo publikoi gjobën në ‘instastory’ ku lexohej se kishte ndaluar mjetin në një vend që nuk duhej. E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo e puthi letrën duke lënë në të shenjat e buzëve.

Por, ndoshta Megi edhe mund të shpëtojë e të mos paguajë për shkak të gabimit të policit. Ai ka vendosur vitin 2024 e sipas një komentuesi, gjoba mund të jetë e pavlefshme.

/Shqip.com