Lajme Shqiptare

Gjobitet 55-vjeçari nga Vlora që tërhoqi qenin zvarrë me veturë

Një 55 vjeçar nga Vlora është gjobitur nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi gjatë ditës i janë publikuar pamjet teksa tërhiqte zvarrë me makinën e tij një qen.

Prokuroria ka nisur procedimin penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

“Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se i dyshuari me inicialet Sh.H. ishte inçizuar nga kalimtarët e rastit duke tërhequr zvarrë me makinë një qen./Shqip.com