Lajme

Gjobitën tetë furra në Skenderaj, shkak mos përmbushja e kritereve

Skenderaj

Tetë furra në komunën e Skenderaj janë gjobitur me arsyetimin se nuk kanë përmbushur një varg kriteresh sa i përket veprimtarisë që e zhvillojnë.

Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i kësaj komune, ku ka thënë se ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Drejtorisë së Inspeksionit, për mbrojtjes së konsumatorit.

“Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”, thuhet në njoftim.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se është e përkushtuar në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit dhe rregullave të përcaktuara, si dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve./Shqip.com