Lajme

Gjobiten 20 markete në Malishevë, iu gjetën mallra me afat të skaduar

Mallra pa afat

20 gjoba janë shqiptuar nga inspektorati i Komunës së Malishevës, në një aksion të zhvilluar gjatë këtyre ditëve në markete të ndryshme, ka hasur në produkte me afat të skaduar.

Kështu, sot ka bërë të ditur, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, sipas së cilës, mallrat e konfiskuara, janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre, janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi, njofton Komuna e Malishevës.

Ajo ka bërë të ditur, se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera.

“Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu ju bën thirrje konsumatorëve, që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar, të njoftojnë inspektoratin komunal”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre aksionet do të vazhdojnë./SHQIP.com