Gjithçka gati për të nisur konventa e PDK-së
“Gjithçka gati për të nisur konventa e PDK-së”, thanë zyrtarë të kësaj partie para hyrjes në sallën ku do të zgjedhet kryetari i ri.
Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë konventën e jashtëzakonshme, të shtunën.
Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.
Delegatët veç kanë filluar të mblidhen, përcjell Shqip.com
Kjo është konventa e parë pa dy figurat kryesore të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Ata gjenden në Hagë, të akuzuar për “krime lufte”.
Ndërsa, PDK tash e disa muaj kishte ushtrues detyre Enver Hoxhajn.
Partia që ishte në pushtet për 12 vite, tash është subjekti kryesor opozitar – por me një fuqi shumë më të vogël elektorale krahasuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Memli Krasniqi, kandidati për kryetar – është zë i ashpër kritik ndaj partisë së Albin Kurtit. /Shqip.com