Sport Ndërkombëtar

Gjithçka e kryer, Bellingham në Real Madrid

Jude Bellingham

Real Madridi po i afrohet zyrtarizimit të objektivit kryesor të transferimit, pas disa muajsh interesi. Jude Bellingham ka qenë prioriteti i parë për Florentino Perez, dhe ai është gati të nënshkruaj ‘njeriun e tij’.

Sipas gazetës Marca, Real Madrid do të lidhë një marrëveshje për Bellingham javën e ardhshme, pas përfundimit të sezonit të Bundesligës.

Borussia Dortmund është në prag të fitimit të titullit, dhe pasi të përfundojë sezoni i tyre, pritet të finalizohet marrëveshja me Real Madridin.

Real Madrid tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bellingham, dhe marrëveshja e tarifës me Dortmundin është pengesa e fundit.

Një marrëveshje në parim është arritur, por negociatat janë pezull deri në fund të sezonit të Bundesligës.

100 milionë euro do të jenë pika e fillimit, do të përfshihen disa bonuse për ta rritur çmimin dhe dhe nuk pritet të ketë shumë komplikime kur bisedimet të rifillojnë javën e ardhshme.

/Shqip.com