Sport Ndërkombëtar

Gjithçka e barabart në derbin e Londrës veriore, pas 45 minutave

Gola, goditje nga largësia, penallti, raste të humbura e drama e karakterizuan derbin e Londrës Veriore, pas 45 minutave.

1:1 ka përfunduar pjesa e parë në “Emirate Stadium”.

“The Gunners” patën një fillim fantastik, duke e dominuar çdo aspekt.

Ata madje  dolën të parët në epërsi.

Thomas Partey shënoi një super gol, nga largësia që la të heshtur mbrojtjen e Spurs, të cilët kishin duruar presionin për 20 minuta.

Por, tifozët e vendasve nuk u gëzuan për gjatë, pasi u ndëshkuan nga Harry Kane.

Kane nga pika e bardh gjeti golin e barazimit për të marr epitetin e golashënuesit më të mirë i këtij derbi.

Për Kane, po ashtu ky ishte goli i tij i 100 në udhëtim në Premier League, një shifër që kurrë nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër./Shqip.com