Lajme

Gjini: Qeveria Kurti është e dëmshme për Kosovën

Ardian Gjini - Kryetar i Komunës së Gjakovës

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Qeveria Kurti, përveç dialogut, në të gjitha format e tjera të qeverisjes është e dëmshme për Kosovën.

Ai, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, duke thënë se “s’guxojmë t’ia vazhdojmë jetën kësaj qeverie”.

“Përgjigja më e pastër dhe më e fuqishme në këtë çështje është jo. S’është fare kalkulim i Aleancës as mbajtja e derës hapur për një koalicion me qeverinë.

AAK-ja mendon se në të gjitha tjera të qeverisjes, Qeveria Kurti është shumë e dëmshme me Kosovën dhe s’guxojmë t’ia vazhdojmë jetën kësaj qeverie, as në formë koalicioni e as në një formë tjetër. Ne nuk e shohim fare mundësinë që të jemi në një qeveri me Vetëvendosjen”, është shprehur Gjini.

Gjini tutje tha se AAK-ja ka provuar ta jap maksimumin e saj në procesin e dialogut dhe se s’kanë dalë kurrë me qëndrime ad-hoc.

“Jemi frikësuar se Qeveria Kurti do të abstenojë në këtë proces dhe zhgënjimi dhe lodhja me Kosovën do të kalojë në fazë tjetër. Rreziku është se te dialogu me Serbinë, nëse dështojmë tash, dështimi mund të jetë për gjithë”, është shprehur Gjini në Rubikon.

/Shqip.com