Sport Shqiptar

Gjimshiti humb golin e thellimit të fitores

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje të madhe në përballjen kundër Milanit.

Ekipi i tij Atalanta, arriti të fitonte me shifrat 2-1 dhe kështu arriti që të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës.

Paraqitja e mbrojtësit shqiptar ishte fantastike, por të gjitha lëvdatat duhet të shkojnë për të për sprintin e minutës së 47.

Gjatë një goditje këndi i Atalantës, Gjimshiti shkon për të rrezikuar portën e Milanit.

Por kuqezinjtë nisën kundërsulmin dhe mbrojtësi shqiptar filloi sprintin nga porta e Milanit për të përfunduar në portën e Atalantës.

Rreth 80 metra të përshkruara në vetëm 10 sekonda dhe ndërhyrja e Gjimshiti humbi një gol të sigurt.

Portieri i Atalantës e ka përfaquar duke vlerësuar gjithë kontributin e Beratit në atë rast që u tregua fenomenal.

 

/Shqip.com