Gjilani – superior nën urdhërat e Ramadanit
Publikuar:
(13.09.2022 18:28:06)

“Skifterat janë duke fluturuar” nën urdhërat e Zekirja Ramadanit.
Trajneri nga Maqedonia e Veriut ka arritur ta komponojë skuadrën e SC Gjilanit – në mënyrë fenomenale – dhe rezultatet janë dëshmi.

Pas gjashtë gjirove të zhvilluara – Gjilani është lider në Superligën e Kosovës – dhe nuk është njoftuar ende me humbje.
Katër fitore dhe dy barazime janë tregues të ecurisë pozitive në këtë fillim të sezonit.
Ky ekip ka shënuar nëntë gola – teksa ka pranuar vetëm katër.

Futbollsti më i dalluar pa asnjë dyshim ka qenë – Theophilus Solomon, i cili ka realizuar katër gola.
Ndeshjen tjetër – Gjilani e zhvillon ndaj rivalit lokal, FC Dritës – të mërkurën me fillim nga ora 15:00./Shqip.com