Sport Shqiptar

Gjilani mund Llapin, Prishtina e përmbys Vushtrrinë

Foto ilustruese

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani ka arritur ta fitojë derbin ndaj Llapit midis Podujevës me rezultatin 2:1.

Që të tri golat e përballjes u realizuan në pjesën e parë. Të kuqtë nga Gjilani iu futën sfidën në mënyrë fantastike.

Qysh në minutën e shtatë, gjilanasit arritën të realizonin, me anë të Granit Jasharit.

Shtatë minuta më vonë, shifrat u dyfishuan nëpërmjet mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Islami, i cili shënoi nga afërsia pas një tollovie në mbrojtjen kundërshtare.

Krejt çka arritën vendësit, ishte goli i shënuar nga Trimror Selimi, i cili u asistua nga Festim Alidema. Në pjesën e dytë shifrat nuk u ndryshuan me ndeshjen që u mbyll 2:1 për Gjilanin.

Me rezultatin 1:2 u mbyll edhe  gjysmëfinalja tjetër mes Vushtrrisë e Prishtinës.

Deri në 10 minutat e fundit të takimit, vushtrriasit ishin në epërsi, të cilën e lëshuan nga dora.

Zhvillohej minuta e 21-të kur sulmuesi Henry Chibueze kaloi ekipin e tij në avantazh.

Këtë epërsi, ata arritën ta mbanin deri në minutën e 83-të, kur kryeqytetasit shënuan me autor Endrit Krasniqin.

Krejt në minutat e fundit të ndeshjes, ishte sërish Endrit Krasniqi që përmbysi rezultatin dhe i dha fitoren Prishtinës.

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës zhvillohen më 19 prill.

/Shqip.com