Sport Shqiptar

Gjilani lider i Superligës, tjetër humbje për Dukagjinin

SC Gjilani

Gjilani është lider i ri i Superligës.

“Skifterat” kanë triumfuar 1-3 ndaj Feronikelit.

Të udhëhequr nga Ismet Munishi, gjilasnit ishin më të mirë qysh nga fillimi dhe për asnjë moment nuk e vunë epitetin e fituesit në dyshim.

Golat për mysfirët u shënuan nga Blerim Krasnqi, Arbër Prekazi dhe Edison Kçiku.

Kurse, për vendasit golin e nderit e realizoi Ibrahim Cervadiku

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi, tashmë ka 39 pikë dhe gjendet në vendin e parë. Një më shumë se Drita e vendit të dytë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "000 FULL TIME FC.FERONIKELI 1974 + SC SCGJILANI GJILANI 19 1-3 55"
Epilogu përfundimtar

Një ndeshje dramtike është zhvilluar në Klinë, ku Drenica fitoi 1-2 ndaj Dukagjinit.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, mysafirët arritën që të gjejnë golin me anë të Dior Zabërgjes.

U prit një kundërpërgjigje nga venasit, por nuk erdhi.

Më së afërti të shëntonte për Dukagjinin ishte Altin Merlaku – pas në goditje akrobatike, por nuk Florian Smakiqi ishte në vend.

Teksa, në anën tjetër, Drenica shënoi përsëri.

Në minutën e fundit të pjesës së parë – Armend Abazi e tundi rrjetën – pas një gabimi të bërë nga reparti i mbrojtjes – te skuadra vendase.

E gjitha çka mundën të bëjnë vendasit deri në fund, ishte goli i nderit i realizuar nga Donat Hasanaj.

Kjo disfatë – e thellon edhe më shumë krizën e Dukagjinit, teksa Drenica bën edhe një hap para – drejtë qëndrimit në Superligë./Shqip.com

Tabela e Superligës