Sport Shqiptar

Gjilani lehtësisht kalon Drenicë, Ballkani vazhdon me fitore

FC Ballkani

Të shtunën u zhvilluan edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar ndeshjen e katërt radhazi, pasi mposhti Dukagjinin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 83-të të ndeshjes.

Ballkani është lider në tabelë me 60 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 30 pikë.

Dukagjini ka minuta e 64-të luajti me një lojtar më pakë, pasi Bujar Shabani u ndëshkua me karton të kuq.

Në ndeshjen tjetër Gjilani deklasoi Drenicën me rezultat të thellë 5:0.

Gola e parë erdhi në minutën e 14-të, kur pas harkimit të Torassait, shënoi autogol Shkëlzen Lushtaku.

Për Drenicën epërsinë e dyfishoi, Keita Razak.

Donjet Shkodrani shënoi për 3:0, derisa golin e katërt e gjeti Elton Cale.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Gerhard Progni që në minutat e fundit të ndeshjes shënoi për rezultatin përfundimtar 5:0.

Pas 28 ndeshjeve të luajtura, Gjilani është i dyti me 52 pikë, tetë më pak se Ballkani lider.