Sport Ndërkombëtar

Gjilani kthehet me barazim

Gjilani ka barazuar 2-2 ndaj Neidercorn në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese në UEFA Conference League.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vendasit me anë të de Alemida në minutën e 11-të. Rezultati u barazua në pjesën e dytë me anë të Arbnor Ramadanit.

Por, vetëm pak minuta më vonë vendasit shënuan edhe golin për 2-1, me anë të Natami. Kurse, Arbnor Ramadani barazoi sërish shifrat për 2-2 nga penalltia.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Shqip.com