Sport Shqiptar

Gjilani i drejtohet UEFA-s, pas fyerjeve raciste në drejtim të Elton Cale

Sipas klubit të futbollit Gjilani, në drejtim të lojtarit të tyre brazilian,  Elton Cale ka pasur fyeje raciste.

Gjilani e ka konfirmuar se ata tashmë e kanë njoftuar edhe UEFA-n për ngjarjen.

Drenica e Gjilani janë takuar javën e kaluar në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll dhe dyshohet se Cale u ofendua nga Shkëlzen Lushtaku.

“Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës. Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar”, thuhet në njoftim.

Gjilani ka publikuar edhe një video të rastit në fjalë./Shqip.com