Sport Shqiptar

Gjilani fiton në Prishtinë, Llapi mposhtet në Podgoricë

Gjilani ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur ekipin nga Letonia, Liepajas.

Rezultati i këtij takimi ishte 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga ana e kapitenit gjilanas, Albert Dabiqaj në minutën e 37-të të ndeshjes.

Por para se të shënoj golin e vetëm të ndeshjes, Gjilani kishte edhe një super mundësi shënimi në minutën e 15-të të takimit autori i ndeshjes qëlloi shtyllën.

Gjilani

Në anën tjetër ekipi nga Podujeva, Llapi ka pësuar humbje me rezultat 2:0 përball ekipit Buducnost nga Mali i Zi.

KF Llapi

Golat për malazezët i shënuan Mijoviç në minutën e 23-të të takimit dhe Ignjatoviç në minutën e 32-të të takimit.

Ekipi nga Podujeva mbeti me 10-të futbollistë në fushë që nga minuta e 30-të e takimit pasi që Bianor u ndëshkuar me karton të kuç.

Ndeshjet kthyese zhvillohen javën tjetër./Shqip.com