Sport Shqiptar

Gjilani fiton me përmbysje, Dukagjini dhe Malisheva marrin fitore minimale

Gjilani ka arritur që me përmbysje ta mposht Feronikelin me rezultat 5:1.

Nikli e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke e marr epërsinë që në minutën e shtatë me golin e Ardi Qorrit.

Por, Gjilani arriti që me lehtësi ta kthej rezultatin, duke shënuar edhe katër gola të tjerë.

Golat për vendasit u shënuan dy nga Keita Razak dhe nga një nga Shend Kelmendi, Gerhard Progni dhe Blerim Krasniqi.

Me këtë fitore Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 55 pikë, kurse Nikli mbetet në vendin e fundit dhe me 21 ndeshje pa fitore.

Malisheva ka shënuar fitore kundër Ulpianës me rezultat minimal 1:0.

Gola e shënuar nga Ronald Sobowale ishte e mjaftueshme për Malishevën që të marrë tri pikë të plota.

Malisheva ngritët në pozitën e gjashtë, ndërsa mysafirët bien në zonën e rrezikshme dhe rrezikojnë rënien nga Superliga.

Fitore me rezultat minimal ka arritur edhe Dukagjini në udhëtim te Drenica.

Gola e parë dhe e vetme në ndeshje e shënoi Arber Shala, i cili shënoi në minutën e 71-të.

Drenica mbetet në vendin e shtatë, kurse Dukagjini ngritët në pozitën e tetë./Shqip.com