Sport Shqiptar

Gjilani e mëson orarin e ndeshjes së parë – në Evropë

SC Gjilani

SC Gjilani do e kërkojë fitoren ndaj Football Klub Liepaja – në raundin e parë të UEFA Conference League.

Teksa, ndeshja e parë do të zhvillohet me 7 korrik,në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

Kurse, ajo e kthimit me 14 korrik në “Daugava Stadium” të Letonisë.

Ani pse Liepaja është krijuar vetëm në vitin 2014 – sukseset nuk i kanë munguar.

Kjo skuadër ka fituar dy herë kupën e vendit dhe një herë janë kurorëzuar me titullin kampion.

Ndërsa, qysh nga sezoni 2016/17 janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare.

Për Gjilanin – kjo është hera e dytë radhazi që garojnë në Evropë, ndërsa tashmë timonin e skuadrës e ka marrë Zekirja Ramadani. /Shqip.com