Sport Shqiptar

Gjilani e Dukagjini synojnë kualifikimin

Gjilani dhe Dukagjini i luajnë sot ndeshjet kthyese në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

I pari ndeshjen do ta luajë Dukagjini i Klinës, i cili do të ndeshet me FC Europa të Gjibraltarit, ndaj të cilëve fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ndeshja e sotme është paraparë të zhvillohet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit me fillim nga ora 17:00.

Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i FC Progres Niederkorn në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Gjilani do të kërkojë fitoren dhe kalimin tutje pasi barazuan 2-2 në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” në Luksemburg.

/Shqip.com