Gjilani dhe Ballkani mjaftohen me barazim

Ka përfunduar pa fitues, derbi i gjiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.
Përkundër fakitit që të dyja skuadrat e synonin fitoren, takimi u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Shqip.com.
Për të parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 57-të, kur Gerard Progni e shënoi një gol maestral, ndërsa asistues ishte Fiton Hajdari.
Por, gëzimi i gjilanasve zgjati vetëm gjashtë minutave, pasi suharekasit e barazuan rezultatin, pas vetëm gjashtë minutave.
Ishte, Nazmi Gripshi që e tundi rrjetën nga gjuajtja e lirë, për të bërë ndeshjen edhe më dramatike.
Deri në përfundim të këtij takim, të dyja skuadrat u orvatën për të shënuar gola, por rezultati mbeti i njëjti.
Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e tretë me tre pikë më pak.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Prishtina 1-2 Llapi
Dukagjini 2-0 Malisheva/Shqip.com
