Sport Shqiptar

Gjilani arrinë marrëveshje me Arbër Prekazin

Arber Prekazi

Gjilani po vazhdon me transferimet e lojtarëve gjatë afatit të kësaj vere, shkruan Shqip.com.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbojtësin e njohur kosovar, Arbër Prekazi.

Gjithashtu, mësohet se zyrtarizimi i futbollistit është vetëm çështje kohe.

Prekazi së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Ballkanit ku kishte ende kontratë me ta, por që skuadra gjilanase ka paguar kartonin e tij.

Mbrojtësi ishte pjesë e Gjilanit vitin e kaluar në garat evropiane ku ishte në huazim./Shqip.com