Rozë

Gjiko iu këndon hasmërive farefisnore të familjeve shqiptare në këngën e tij të re “Gjoni”

Gjiko ka publikuar sot këngën e tij të cilën e ka paralajmëruar ditë më parë.

Kënga titullohet “Gjoni”, është e zhanrit hip-hop dhe trajton një tematikë të veçantë.

Muzika është realizuar nga vëllai i tij, reperi Big Bang Beats, ndërsa vargjet e tekstit janë të shkruara nga Gjiko.

Theksojmë se teksti i saj i dedikohet hasmërive ndër farefisnore, të cilat shpesh kanë ardhur si rezultat i hakmarrjes.

Pjesë e klipit janë edhe disa elemente tradicionale si oda e burrave të besës apo arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar.

Ndërkohë, klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal se sa mu hakmarrë”./Shqip.com