Rozë

Gjiko: Dikur fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani askush nuk i merr

Reperi, Gjiko,

Në Kosovë numri i personave që janë duke rezultuar pozitivë më COVID-19 ka shënuar shifër rekorde për një ditë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit një mijë e 9 qytetarë rezultuan pozitivë dhe dy të tjerë humbin jetën nga COVID-19.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme nga figurat më ndikim në shoqëri njëri nga ta është edhe reperi i njohur shqiptar, Gjiko, i cili u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

“Dikur e fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë nuk shkojnë me i marrë. O popull i dashur vaksinohuni se nuk po dhimbke”, ka shkruar ai në Instastory.

Gjiko së bashku me partneren e tij, prezantuesen Elita Rudi, morën vaksinën antiCOVID në muajin që lamë pas.

Në lidhje më procesin e vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë është duke lansuar fushat vetëdijesuese  më emra të njohur.

Ndryshe, me rritjen e rasteve u vendosën edhe masat e reja nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë të cilat hyjnë në fuqi nga 20 gushti./SHQIP.com