Teknologji

Gjiganti gjerman ndërton fabrikën e madh të prodhimit të baterive

From left: Oliver Blume, CEO Volkswagen Group; Thomas Schmall, Group Board Member Technology; Hon. François-Philippe Champagne, Canada’s Minister of Innovation, Science and Industry

Filiali i baterive PowerCo SE i Volkswagen Group njoftoi planet për nisjen e ndërtimit të një fabrike baterish në St. Thomas të Ontarios.

Me një kapacitet të pritshëm prodhimi vjetor të baterive prej 90 gigavat-orëshe, ajo do të jetë fabrika më e madhe e PowerCo SE, duke krijuar mbi 3,000 vende pune.

Fillimi i ndërtimit pritet të ndodhë në vitin 2024, kurse fillimin e prodhimit në vitin 2027.

Fabrika është pjesë e një plani më të madh midis Volkswagen, PowerCo dhe Kanadasë, për të zgjeruar prodhimin e baterive të veturave elektrike në Amerikën e Veriut.

Për Volksëagen, kjo fabrikë është pjesë e një strategjie të rritjes që përfshin një portofol të gjerë të baterive deri në vitin 2030 dhe zgjerimin e rrjetit të karikimit nga bregdeti në bregdet.    

St. Thomas ndodhet 20 milje në jug të Ontarios dhe 120 milje në lindje të Detroit, Michigan.

Pasi të përfundojë, gjigafabrika do të shtrihet afërsisht në 370 hektarë, kurse madhësia, rreth 210 fusha të futbollit dhe do të jetë pjesë e një parku të madh industrial prej mbi 1500 hektarësh.

Parku industrial do të sigurojë një zinxhir furnizimi etik të baterive nga fundi në fund me akses të plotë në mineralet kritike dhe të mundësuar nga energjia 100 për qind pa CO2.

Që nga fillimi i korrikut 2022, Power Co është zotuar të ndërtojë objekte pranë qytetit Salzgitter, Gjermani, Valencia, Spanjë dhe St. Thomas në Kanada.

Të tri objektet pritet të jenë plotësisht funksionale deri në vitin 2027, duke gjeneruar përfundimisht të ardhura vjetore për mbi 20 miliardë dollarë. 

Përveç prodhimit të baterive, Volkswagen vazhdon të zgjerojë linjën e tij të produkteve të baterive elektrike për vetura, duke përfshirë modelin aktual ID.4, së bashku me ID.7 dhe ID Buzz 2024.

Vitin e kaluar ajo njoftoi ringjalljen e markës Scout në SHBA për të prodhuar një linjë kamionësh elektrikë dhe SUV.

/Shqip.com