Sport Shqiptar

Gjiganti evropian interesohet për portierin e Kosovës

Arijanet Muriç ka qenë një nga protagonistët kryesorë të ngjitjes së Burnleyt në Premier Ligë, teksa ishte titullar në portës e skuadrës së drejtuar nga Vincent Company. Paraqitjet e tij e kanë kthyer 24-vjeçarin kosovar në një nga emrat më interesantë në qarkullim.

Suksesi në Championship dhe ngjitja në elitë, ka konfirmuar Muriç si një lojtar i cili edhe në edicionin e ri do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Por sipas informacioneve nga Turqia, skuadra e Fenerbahces ka filluar të interesohet për portierin e Kosovës.

Klubi turk dëshiron portierin kosovar dhe ka nisur kontaktet me Burnleyn për firmën e tij. Megjithatë, nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi më parë klubi i Premier Ligës do të duhet të gjejë një tjetër lojtar për ta zëvendësuar në katërkëndor, teksa vetëm një ofertë e lartë nga gjigandët turq, mund të bënte që situata të ndryshojë me shpejtësi.

/Shqip.com