Gjiganti evropian i vendosur për Zhegrovën
Publikuar:
(10.06.2023 17:10:00)
Për krahun e djathtë të sulmit, Milani, sipas “Tuttosport”, ka vendosur që objektivi kryesor mbetet Edon Zhegrova.
Lojtari nga Kosova i cili aktivizohet për Lille është një talent i spikatur dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.
Kartoni i Zhegrovës vlen 15 milionë euro dhe në 22 ndeshje të luajtura në këtë sezon, ai ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 5 herë.
Gjithsesi që tash për tash e tëra mbetet në fazën e spekulimeve, por e vërtetë është që Milani është interesuar për shërbimet e anësorit të Përfaqësueses së Kosovës.
/Shqip.com