Sport Ndërkombëtar

Gjermania kërkon hakmarrjen ndaj Anglisë

Në “Allianz Arena” të Mynihut takohen dy pretendentët kryesorë të Grupit 3 të Ligës së Kombeve në Ligën A.

Gjermania pret Anglinë me fillim nga ora 20:45 të martën, në kuadër të ndeshjes së dytë të edicionit më të ri ndërkombëtar të UEFA-s.

Vendasit kanë serinë e 10-të ndeshjeve pa humbje, me disfatën e fundit që u erdhi pikërisht nga mysafirët në Euro 2020.

Angli 2 – 0 Gjermani, Rundi i 16-të i finales, Euro 2020

Që nga atëherë, djemtë e Hansi Flick shijuan tetë fitore dhe dy barazime, teksa ata të Gareth Southgate arritën vetëm në nëntë përballje pa humbje – pasi pësuan 1:0 nga Hungaria në duelin e parë.

Hungari 1 – 0 Angli, Liga e Kombeve

Në pesë takimet e fundit mes dy kombëtareve, “Die Mannschaft” ka triumfuar në dy raste – aq sa “The Three Lions” – teksa një herë janë ndarë në paqe.

Hera e fundit që Anglia vizitoi Gjermaninë në Mynih ishte viti 2001, me vizitorët që morrën fitore 1:5 në favor të tyre, diçka që gjarmanët e kanë vështirë ta harrojnë.

Itali 1 – 1 Gjermani, Liga e Kombeve

Megjithatë, Gjermania është në ecuri më të mirë, pasi edhe nuk kanë pësuar gol në pjesën e parë në gjashtë ndeshjet e fundit, si dhe nuk kanë humbur sa herë që Joshua Kimmuch ka gjetur rrjetën.

Përndryshe, Hungari prin në renditje të grupit me tre pikë, e pasuar nga Gjermania dhe Italia me nga një sosh, teksa Anglia ka zero dhe pozicionohet e fundit. /Shqip.com