Sport Ndërkombëtar

Gjermania kalon në epërsi ndaj Kosta Rikës  

Kosta Rika dhe Gjermania po e zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Sfida e vlefshme për Grupin E zhvillohet në Al Bayt Stadium, ndërsa Die Mannschaft duhet doemos të fitojnë dhe të presin rezultatin tjetër.

Gjermania ka kaluar në avantazh me golin e realizuar nga Serge Gnabry në minutën e 10-të të ndeshjes për 1:0.

/Shqip.com