Sport Ndërkombëtar

Gjermania – Japonia, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar me rezultat 1:0 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjermanisë e Japonisë, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit E në Kupën e Botës.

Golin e vetëm në këtë pjesë e realizoi Ilkay Gundogan nga penalltia, në minutën e 33-të.

Ndërsa, para fillimit të ndeshjes, Kombëtarja e Gjermanisë ka reaguar, duke u fotografuar me gojë mbyllur si kundërpërgjigje ndaj vendimit që shiriti i kapitenit të mos lejohet me ngjyrat e komunitetit LGBT.

/Shqip.com