Lajme Botë

Gjermania inauguron trenat e parë në botë me hidrogjen

Për herë të parë në botë, Gjermania ka inauguruar një linjë hekurudhore prej 14 trenash të fuqizuar tërësisht nga hidrogjeni.

Siç raporton Al Jazeera, ky hap i rëndësishëm për transportin e gjelbër të trenave është realizuar nga gjigandi industrial francez “Alstom” për shtetin gjerman të Saksonisë së Poshtme.

Trenat me hidrogjen kanë zëvendësuar lokomotivat me naftë në 100 km rrugë që lidh qytetet Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude pranë Hamburgut.

“Ne jemi shumë krenarë që e vëmë këtë teknologji në funksion së bashku me partnerët tanë të fortë si një premierë botërore,” tha drejtori i Alstom Henri Poupart-Lafarge në një deklaratë të mërkurën.

Ky lloj transporti është bërë një mënyrë premtuese për të dekarbonizuar sektorin hekurudhor dhe për të zëvendësuar naftën për ngrohjen e klimës, e cila ende fuqizon 20 për qind të udhëtimeve në Gjermani.

Ilustrim, trenat me hidrogjen të inauguruar në Gjermani

Flota e trenave e cila kushtoi 93 milionë euro, përzien hidrogjenin me oksigjenin e pranishëm në ajrin e ambientit dhe prodhon energjinë elektrike të nevojshme për të tërhequr trenin duke parandaluar lëshimin e 4,400 tonëve CO2 në atmosferë çdo vit.

Të prodhuar në qytetin jugor francez të Tarbes dhe të montuar në Salzgitter në Gjermaninë qendrore, trenat e Alstom – të quajtur Coradia iLint – janë të parët në këtë sektor.

Sipas kompanisë prodhuese projekti krijoi vende pune për deri në 80 punonjës në të dy vendet dhe se provat janë kryer që nga viti 2018 në linjën me dy trena hidrogjeni, por tani e gjithë flota është në funksion.

Stefan Schrank, menaxher i projektit në Alstom  tha se kompania e tyre ka nënshkruar katër kontrata për disa dhjetëra trena midis Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe thonë së vetëm në Gjermani 2500 deri 3000 trena me naftë mund të zëvendësohen me modele hidrogjeni.

Trenat e hidrogjenit janë veçanërisht tërheqës në linjat e shkurtra rajonale ku kostoja e një kalimi në elektricitet tejkalon përfitimin e itinerarit.

Aktualisht, rreth një në dy trena rajonalë në Evropë qarkullojnë me naftë./Shqip.com