Lajme

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Një ushtarak ukrainas duke ecur pranë një APC të dëmtuar rus pranë Kutuzivka, në veri të KharkiV

Gjermania premtoi dërgimin e tankeve, Franca po ashtu si dhe SHBA. Pas një telefonate mes presidentit Biden dhe kancelarit Scholz u mor edhe një vendim i rëndësishëm.

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore.

Këto vendime vijnë pas kërkesave të shpeshta të presidentit Zelenski për dërgimin e armëve perëndimore, për të ndihmuar luftën kundër Rusisë, raporton DW.

/Shqip.com