Lajme

Gjermania do të dërgojë ‘Leopard 2’ në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë tanke ‘Leopard 2 në Ukrainë’ dhe të lejojë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, thonë raportet në Gjermani.

‘Leopard 2’ prodhohen në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportin e tyre.

Gjermania ka hezituar të dërgojë të vetat – ose të lejojë vendet e tjera të dërgojnë të tyret – për shkak të shqetësimeve se mund të përshkallëzojë konfliktin me Rusinë.

Tani, pas presionit ndërkombëtar, Scholz ka vendosur të dërgojë të paktën 14 Leopard 2, thonë mediat gjermane.

Tanki ‘Leopard 2’

Siç raportohet do të dërgohen 14 tanke – të njëjtin numër të Leopards që Polonia dëshiron të dërgojë, dhe të njëjtin numër tankesh ‘Challenger 2’ që Mbretëria e Bashkuar i ka angazhuar tashmë në Ukrainë.

Të paktën 16 vende evropiane dhe të NATO-s kanë tanke ‘Leopard 2’, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, shkruan BBC.

Jo të gjithë do të dërgojnë tanke në Ukrainë – por vendimi i Scholz tani do të thotë se ata munden, nëse dëshirojnë.

/Shqip.com