Lajme Botë

Gjermani: Kosovari vret me sëpatë një ukrainase, vritet nga Policia

Një shqiptar nga Kosova dyshohet se të dielën në mëngjes ka vrarë me sëpatë një grua ukrainase në Gjermani.

Siç ka raportuar Berliner Zeitung, ngjarja ka ndodhur në distriktin Lichtenberg të Friedrichsfelde.

Ndërsa, autori i krimit i cili po raportohet se është një 23 vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga Policia gjermane dhe ka vdekur në vend.

Çdo ndihmë e ofruar për 27-vjecaren ukrainase erdhi shumë vonë. Ajo kishte ndërruar jetë në vendin ku kishte ndodhur krimi.

Për ngjarjen Policia ishte informuar nga fqinjët pasi kishin dëgjuar bërtimat e viktimës.

Zëdhënësi i Policisë gjermane, Stefan Petersen-Shiman tha se në vendin ku ndodhi krimi ishte një pamje e tmerrshme si dhe për identifikimin e viktimave u thirrën edhe policët federal.

Sipas Petersen-Shiman, viktima dhe autori i krimit nuk ishin të martuar si dhe nuk ishin të regjistruar në apartamentin në të cilin u krye vrasja, andaj Policia nuk mund të thoshte se në ç ‘marrëdhënie ishin ata në mes vete.

Një i ri, i cili jeton në lagjen e apartamentit të krimit, thotë se ka dëgjuar të bërtitura të zhurmshme në mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit. Dikush, me sa duket ai që u qëllua më vonë, kishte goditur me çekiç derën e apartamentit të tij.

Dëshmitari thotë se dera e tij u dëmtua si rezultat i kësaj. Ai nuk guxoi ta hapte derën. Më vonë, ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e apartamentit të tij.

Një video që ai bëri tregon derdhjen e gjakut në linoleum jashtë derës së tij dhe një njollë më të madhe gjaku në tavanin e fqinjit që njoftoi Policinë për ngjarjen.

Po ashtu, thuhet se në orën 13:00, Mjekësia Ligjore ka marrur viktimat në vendin e ngjarjes për të vazhduar më pastaj për autopsinë e trupave./Shqip.com