Gjermani: 11-vjeçari vret 10-vjeçaren në çerdhe
Publikuar:
(07.04.2023 20:55:49)
Një djalë 11 vjeç dyshohet se është përfshirë në vdekjen e një vajze 10-vjeçare në një çerdhe në Gjermani.
Siç raporton Mirror, vajza u gjet e vdekur në një institucion të mirëqenies për fëmijë dhe të rinj në Wunsiedel në Bavarinë verilindore.
Policia dhe prokurorët vendas thanë se provat e mbledhura në vendin e krimit “tregon përfshirjen e një djali 11-vjeçar”, i cili po qëndron në të njëjtën shtëpi kujdesi.
Fëmija ka vdekur me dhunë, sipas prokurorisë.
“Duke qenë se djali 11-vjeçar është nën moshën e përgjegjësisë penale, ai është vendosur në një mjedis të sigurt si masë parandaluese”.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin, por rezultoi se djali ende nuk është marrë në pyetje.
/Shqip.com